Ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka reaguar sot për lajmet e fundit se në Shqipëri do të ngrihej një qendër reahabilitimi për ish-luftëtarët e ISIS.


Nga Berati ajo tha se nuk është e vërtetë. “Ajo për të cilën është folur është të pasurit e një qendre studimore, por nuk ka asnjëlloj ideje për të pasur kamp”, ka thënë Vlahutin.


“Jo, është tërësisht një keqintepretim i asaj që ka thënë në atë konferencë për shtypi kryeministri bullgar. Unë kam qenë aty e pranishme dhe mund t’ua siguroj që është absolutisht një jo. Pra, ideja është që ajo për të cilën është folur prej një kohe të gjatë është të pasurit e një qendre, e cila është një qendër studimore, ku kolegët mund të diskutojnë, të shohin fenomenin se çfarë po ndodh. Absolutisht nuk ka asnjë lloj ideje për të pasur një kamp të tillë”, tha Vlahutin.


Në Shqipëri opozita ka akuzuar qeverinë se ka pranuar ofertën e BE-së për ndërtimin e një kamp për të larguarit e luftëtarëve të ISIS.


18 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)