Një nga lidhjet VIP më të komentuara të kësaj vere është konfirmuar tashmë dhe hapa të rëndësishëm janë njoftuar. Justin Bieber ka konfirmuar thashethemet përmes Instagram-it, ku ka pranuar se do të martohet me Hailey Baldwin, modelen dhe mbesën e aktorit Alec.
Pas viteve të ndarjeve dhe rikthimeve me Selena Gomez, tashmë Justin duket i fiksuar pas Hailey. Ata janë parë së bashku në plazh dhe pas thashethemeve të fundit se ata po flisnin për një propozim romantik dasme në Bahamas, ylli i popit doli hapur.
“Do të kaloj jetën time me të, me durim dhe mirësi. Unë premtoj për të udhëhequr familjen tonë me nder dhe integritet. Jezusi me anë të Frymës së Shenjtë do të na udhëheqë në çdo vendim”, shkruan Justin në Instagram.
10 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)