Ekonomi Aeroporti i Kukësit jepet me koncension, në vjeshtë mund të nisin fluturimet

Aeroporti i Kukësit jepet me koncension, në vjeshtë mund të nisin fluturimet

762
SHPËRNDAJE

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion.

Sipas vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave do tu jepen 8 pikë bonus bashkimit të shoqërive “Kastrati” sh.a. & T.M.D Systems LTD” që kanë bërë ofertën e pakërkuar për vënien në punë të këtij aeroporti.

Ky aeroport që pritet të shfrytëzohet për fluturimet me çmime të ulëta po shton buxhetin e shtetit me koston e vet të mirëmbajtjes.

Kryeministri Rama paralajmëroi pak muaj më parë se aeroporti i Kukësit do të jete operativ në vjeshtë.

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)