Extra Kuriozitete Balona gjigande “Trump” gati, protesta në Britani (Foto)

Balona gjigande “Trump” gati, protesta në Britani (Foto)

86
SHPËRNDAJE

Donald Trump viziton sot Britaninë, ku siç është paralajmëruar do të pritet me protesta. Protestuesit kanë realizuar një tullumbace të madhe, e cila duket si Trump.

Ajo është gati dhe do të ngrihet lart në qiellin britanik ditën e sotme, si shenjë protestë ndaj presidentit amerikan.

Organizatorët mblodhën rreth 18 mijë paund për të mbuluar koston e tullumbaces dhe më shumë se 10 mijë persona nënshkruan një peticion që kërkonte që asaj t’i jepej leja për fluturim.

Mijëra persona pritet të protestojnë kundër vizitës së tij në Britani, pas të cilës, ai do ti drejtohet Helsinkit, për takimin e parë zyrtar me Vladimir Putin më 16 korrik.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)