Sport Barça e “dashuruar” me Willian, ofertë 60 mln paund Çelsit

Barça e “dashuruar” me Willian, ofertë 60 mln paund Çelsit

62
SHPËRNDAJE

Pas një oferte prej 50 milionë dollarësh për Willianin të refuzuar, Barcelona njoftohet se ka trokitur sërish në derën e Chelsea me një tjetër ofertë , këtë herë me 10 milionë paund më shumë

Sipas Simon Jones, nga MailOnline, Blaugranët kanë ofruar 55 milionë paund së bashku me 5 milionë paund bonuse për sulmuesin brazilian.

Barca është e prirur të përmirësojë repartin e saj ofensiv, pasi ata besojnë se “skuadra e tyre ende nuk ka cilësi të mëdha në sulm”. Gjigantët katalanas fituan La Liga dhe Copa del Rey vitin e kaluar, por humbën Antoine Griezmann këtë verë kur zgjodhi të qëndronte me Atletico Madrid.

Ndërkohë ata kanë mbetur të mahnitur nga Willian, i cili regjistroi 13 gola dhe 12 asistime në të gjitha garat me Chelsea.

Ai gjithashtu shkëlqeu në fitoren e tyre 2-0 të Brazilit ndaj Meksikës në Botërorin e Rusisë, dhe luajti një rol kyç në ekip, duke startuar gjithmonë si titullar. Në të vërtetë, ai është një lojtar i fortë, i zellshëm dhe i besueshëm, dhe do të përshtatej mirë nën urdhrat e Ernesto Valverde në Camp Nou.

Braziliani do të jetë 30 vjeç me fillimin e sezonit të ri, dhe 60 milionë paund është një shumë e madhe për të paguar për të, por që tregon se Barcelona beson tek talenti i Willian.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)