Aktualitet Belgjika i “djeg” skedinën, 44-vjeçari nga Cërriku vret veten

Belgjika i “djeg” skedinën, 44-vjeçari nga Cërriku vret veten

2382
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik pas humbjes së Belgjikës ndaj Francës në gjysmëfinalen e parë të Botërorit rus. Mësohet se një 44 vjeçar, baba i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës në kushte depresive.

Shtetasi me iniciale A.T. është vetëhedhur nga oxhaku i ish-uzinës së naftës në Cërrik. Ka dyshime të forta se 44-vjeçari, një tifoz i Belgjikës në këtë kampionat botëror, kishte luajtur në skedinë në një pikë bastes rrogën e tij rreth 200 mijë lekë, duke parashikuar fitoren e “Djajëve të kuq”.

Por për fatin e tij të keq Belgjika humbi dhe gjendja e rënduar psikologjike, e ka shtyrë 44-vjeçarin të ndërmarrë aktin e rëndë. Dyshohet se kjo ishte hera e parë që harxhonte një shumë të tillë parash në lojërat e fatit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)