Botë Britania do mbyllë kufijtë për europianët që kërkojnë punë

Britania do mbyllë kufijtë për europianët që kërkojnë punë

595
SHPËRNDAJE

Britania e Madhe ka paralajmëruar se do të ashpërsojë masat për të parandaluar mbërritjen e atyre personave të cilët do të kërkojnë të vijnë në ishull, duke vendosur kontroll të plotë të kufijve.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka reaguar lidhur me dorëheqjet e fundit nga qeveria e saj për shkak të “linjës së butë”  të ndjekur prej saj me BE.

“Nuk do të lejohet më ardhja e njerëzve nga Europa në Britani me mundësinë e largët që ata të gjejnë punë”, – shkruan May në Fb.

“Ne do të mirëpresim gjithmonë profesionistët  të aftë të cilët ndihmojnë ekonominë tonë të lulëzojë, nga mjekët tek infermieret, inxhinierët dhe sipërmarrësit, por për herë të parë në dekada, ne do të kemi kontroll të plotë të kufijve tanë”shton kryeministrja britanike.

Shefja e qeverisë britanike vijon postimin e saj me parashtrimin e disa pyetjeve, për të cilat jep dhe përgjigjen.

“Plani i hartuar nga qeveria britanike për Brexit javën e kaluar “do të thotë fundi i lirisë së lëvizjes? A do të jemi në gjendje të nënshkruajmë marrëveshjet tona tregtare? Dhe a do të jetë Mbretëria e Bashkuar jashtë juridiksionit të Gjykatës Evropiane? Unë jam e kënaqur të them se përgjigjet janë shumë të thjeshta”.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)