Sport Botërori 2018 Daliç paralajmëron Francën: Kampionët do të jemi ne

Daliç paralajmëron Francën: Kampionët do të jemi ne

351
SHPËRNDAJE

Adrenalina e akumuluar në 120 minutat e luajtura në Luzhniki të Moskës bën që trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic të shpërthejë: “Nuk jemi ndalur kurrë dhe nuk kemi asnjë qëllim që të ndalemi të dielën, do të jemi ne Kampionët e Botës”. Një paralajmërim ndaj Francës, nga Kroacia e Modric, Perisic e shokë, që pas Argjentinës në grupe, ka mundur edhe Anglinë, një tjetër kandidate kryesore për titullin kampion bote në Rusi.

“Futbollistët e mi nuk janë normal, janë të jashtëzakonshëm. Jemi në finale, kemi luftuar në mënyrë madhështore dhe vrapuar shumë. Pas disavantazhin fillestar kemi reaguar shumë mirë dhe kemi merituar të fitojmë duke shënuar dy gola për historinë. E përsëris, kemi bërë historinë. Kjo fitore është për të gjithë tifozët tanë”, deklaroi Dalic.

Duket sikur ka kaluar një përjetësi që kur kroatët duhet të bënin mrekullinë duke mundur Ukrainën, për të siguruar më pas biletën për në finalet e Kupës së Botës në Rusi. Më pas, në ngritje të përshpejtuar, mbërritën sukseset ndaj Nigerisë, Argjentinës, Islandës, Danimarkës, Rusisë dhe së fundmi ndaj Anglisë së Southgate. Një slalom triumfues, ndonëse të tejvuajtur, me tre ndeshje që kanë zgjatur nga 120 minuta, por që tani ka nevojë për një tjetër kapitull të rid he vendimtar. Të dielën në Moskë për të transformuar një fabul të shkëlqyer në një arritje mdhështore dhe historike.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)