Sport Botërori 2018 Deputetët “shfrenohen” në Rusi, shpërthen indinjata keniane

Deputetët “shfrenohen” në Rusi, shpërthen indinjata keniane

221
SHPËRNDAJE

Ne Kenia kanë reaguar me zemërim ndaj lajmit se 20 deputetë vendas kanë udhëtuar për të parë Kupën e Botës në Rusi me shpenzimet e taksapaguesve. Ata kanë parë tre ndeshje, por do të shohin edhe finalen në Moskë, duke finalizuar një udhëtim dy javor në Rusi, që llogaritet të kushtojë qindra mijëra dollarë amerikanë.

Qindra reagime pati kundër deputetëve, kur kenianët panë fotot e tyre nga Rusia. Ministrja e Sportit Rashid Eshesa i tha BBC se kishte autorizuar vetëm gjashtë deputetë për të udhëtuar, për të marrë eksperiencë në organizimin e eventeve të tilla të mëdha, pasi Kenia ka hedhur kandidaturën për të organizuar Kampionatin Botëror të Atletikës 2023.

Por shumë kenianë mendojnë se udhëtimi është një humbje parash në një vend ku njerëzit jetojnë me 150 dollarë në muaj.

Një nga deputetët që udhëtoi në Rusi, senatorja Millicent Omanga, sigurisht dukej sikur po shijonte eksperiencën. Një burim parlamentar i ka thënë BBC-së se anëtarët e parlamentit zakonisht udhëtojnë me biznes klas.

Kur udhëtojnë për një punë zyrtare, deputetët kenianë kanë të drejtë për dieta ditore dhe shpenzime prej rreth 1.000 dollarë. Deputetët kenianë besohet të jenë ndër më të mirë paguarit në botë, pavarësisht se vitin e kaluar rrogat e tyre u shkurtuan me 15%, deri në 6.100 dollarë në muaj.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)