Sport Europa League, Laçi mban gjallë shpresat në Qipro

Europa League, Laçi mban gjallë shpresat në Qipro

142
SHPËRNDAJE

Pas Partizanit e Luftëtarit, që e nisën me humbje aventurën e tyre në këtë sezon të Europa Leagues, në orën 19:00 ishte radha e Laçit të zbresë në fushë, ku u përball me qipriotët e Anorthosisit.

Gjithsesi as bardhezinjtë nuk mundën të bëjnë më shumë në Qipro, ku u përballën me skuadrën e Anorthosis Famagusta. Skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga kaloi e para në avantazh, me anë të Hoxhallarit në minutën e 21-të, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin minimal 0-1.

Gjithsesi qipriotët reaguan mjaft mirë në 45-minutëshin e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë dhe duke përmbysur rezultatin. Por ajo që vlen të përmendet, është fakti se Laçi është skuadra shqiptare që pas ndeshjeve të para, ka më shumë shanse për të siguruar kualifikimin, pasi javën e ardhshme do të përballet në Shqipëri me qipriotët.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)