Aktualitet I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Vlorë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Vlorë

231
SHPËRNDAJE

Një 50-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Vlorë pasi rezulton i dënuar në Itali për ”Shfrytëzim prostitucioni”, ”Trafikimi narkotikëve” dhe ”Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”.

Personi i arrestuar është shtetasi Shpëtim.A., 50 vjeç, banues në fshatin Babicë, Vlorë.

Sipas policisë, ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma Itali, pasi është i dënuar me 3 vjet, 6 muaj dhe 18 ditë burgim, nga drejtësia italiane për veprat penale.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)