Aktualitet Marijuanë në sera domatesh, pranga 2 shqiptarëve në Itali (EMRAT & VIDEO)

Marijuanë në sera domatesh, pranga 2 shqiptarëve në Itali (EMRAT & VIDEO)

1086
SHPËRNDAJE

Skemat e kultivimit të kanabisit nga shqiptarët janë të veçanta dhe shpeshherë lënë pa fjalë autoritetet e huaja për imagjinatën e shfrenuar. Ditën e sotme agjentët e Skuadrës së Lëvizshme të Ragusës dhe të Komisariateve Vittoria e Niscemi, me mbështetjen e njësisë të qenve të kuesturës së Catanias kanë zbuluar bimë mrijuane në një fermë, brenda serave me domate.

S’kishte si të ndodhte ndryshe, pasi lënda narkotike i përkiste dy shqiptarëve dhe dy rumunëve, me të cilëve një grua, që jetonin në këtë fermë. Ferma drejtohej nga shqiptari Andi Sina, 36 vjeç, i cili ishte një emigrant ilegal në Itali.

Marijuana coltivata in serra fra i pomodori, nuovo blitz della Polizia nel Ragusano

Marijuana coltivata in serra fra i pomodori, nuovo blitz della Polizia nel Ragusano —>>> https://www.blogsicilia.it/ragusa/marijuana-coltivata-in-serra-fra-i-pomodori-nuovo-blitz-della-polizia-nel-ragusano-foto/446007/

Gepostet von BlogSicilia am Donnerstag, 12. Juli 2018

Policia përveç 36-vjeçarit ka arrestuar edhe Maria Alina Lupu, 37 vjeçe, Alexandru Enachi, 18 vjeç, me kombësi rumune si dhe Enio Toska, 18 vjeç, shqiptar.

Në videon e shpërndarë nga policia italiane shihet arrestim i tyre në flagrancë, në momentin që ishin duke punuar brenda një prej serrave, kryesisht të kultivuara me domate. Por fasada nuk e gënjeu policinë, pasi u ushtrua një kontroll i imtësishëm dhe falë nuhatjes së qenve midis rreshtave të domates u zbuluan bimët e marijuanës.

Bimët marijune u gjetën edhe në dy sera të tjera dhe një shtëpi fshati. Ato ishin me lartësi të ndryshme ndërmjet 180 dhe 230 cm. Në shtëpitë e të dyshuarve u gjetën edhe dy doza me celofan të mbyllur me nxehtësi që përmbanin rreth 10 gram kokainë.

Kokaina u gjet e fshehur në një këllëf të aparatit fotografik të fshehur në një dollap në dhomën e gjumit. Gjithashtu u gjetën 22 fishekë dhe dy peshore elektronike. Por shqiptarëve ju zbulua edhe një marifet për vjedhjen e energjisë elektrike, pasi u gjet një magnet mbi sahatin që garantonte një kursim 97.3% të energjisë totale të konsumuar.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)