Aktualitet Ndalohen 15 sirianë e irakianë në Korçë, kërkojnë azil në Shqipëri

Ndalohen 15 sirianë e irakianë në Korçë, kërkojnë azil në Shqipëri

166
SHPËRNDAJE

Korça vijon të  mbetet një portë hyrëse për refugjatët nga Lindja që përdorin Shqipërinë si vend transit për kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian. Në qytetin verilindor janë ndaluar 15 emigrantë, të cilët kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri në mënyrë të paligjshme.

Policia bën me dije se ata janë ndaluar nga patrulla Kufitare e rajonit të Korçës vetëm në dy ditët e fundit. Emigrantët kanë kaluar kufirin, me synimin të mbërrijnë në rrugët nacionale, për të vijuar udhëtimin e tyre në veri drejt vendeve të BE-së.

Pjesa më e madhe e tyre ndalohet nga patrulla të Policisë Kufitare që monitorojnë kufirin. 15 shtetasit nga Iraku dhe Siria, që janë ndaluar së fundmi nga policia janë nisur që të gjithë drejt Tiranës, në qendrën e azilkërkuesve në Babrru, pasi kanë kërkuar azil në Shqipëri.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)