Sport Një 19-vjeçar turpëron Luftëtarin në Europë, humb 5-0 në Letoni

Një 19-vjeçar turpëron Luftëtarin në Europë, humb 5-0 në Letoni

461
SHPËRNDAJE

Luftëtari i Europës është për turp. Humbje turpëruese për gjirokastritët në debutimin e tyre europiane. Në Letoni skuadra e sllovenit Milos Kostic u mposht me rezultatin e thellë 5-0 nga vendasit e Ventspils, për meritë të një 19-vjeçari nigerian i cili bëri çfarë i donte qejfi me mbrojtjen gjirokastrite duke shënuar 4 gola.

Luftëtari e nisi si mos më keq sfidën dhe brenda 45 minutave të para portieri Bukovski u mposht 5-0, 4 herë nga Akinyemi dhe një herë nga nigeriani tjetër Aiyegun. 2 prej 5 golave erdhën nga pika e bardhë e penalltisë. Një rast përballë portierit i humbur nga Shkurtaj në pjesën e parë ishte shumë pak për bluzinjtë.

Luftëtari u përpoq të reagonte disi në pjesën e dytë por nuk arriti të gjente as golin e nderit. Në një goditje të Vucajt nga një pozicion i prirët reagoi mirë portieri i Ventspils duke e dërguar topin në këndore.

Pak minuta më vonë Shkurtaj gjeti golin e nderit por finalizimi i tij me kokë u anullua për një faull të sulmuesit të Luftëtarit. Shkurtaj tentoi sërish pak çaste më vonë me kokë por në këtë rast topi u ndal nga traversa.

Një humbje e rëndë kjo për Luftëtarit që është pothuajse i eliminuar nga Europa League edhe pse në letër bluzinjtë ishin të përkëdhelur nga shorti, por fusha tregoi komplet tjetër gjë.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)