Kryesoret Plani i LSI-së, Kryemadhi: Për 3 muaj pastrojmë Shqipërinë nga droga

Plani i LSI-së, Kryemadhi: Për 3 muaj pastrojmë Shqipërinë nga droga

368
SHPËRNDAJE

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ka një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga përfshirja e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të llumit social që ka rënë.

Në një dalje për mediat, Kryemadhi u shpreh ç’montimi i kësaj qeverie është hapi i parë për t’i rikthyer barazinë shqiptarëve.

Kryemadhi iu referua raportit të Italisë për drogën në vitin 2017, ku thuhej se shumica e sasive të marijuanës kishte si vend origjine Shqipërinë.

“Grupet e krimit shqiptar konkurrojnë me organizatat shqiptare për rrugët e trafikimit të drogës. Raporti italian vlerëson në 94 raste të raportuara se janë më të larta në dekadën e fundit. Nuk ka pasur vetëm marijuanë, raporti thotë se së bashku me organizatën mafioze “Ndrageta” në Itali, Shqipëria ka edhe një rol kyç në trafikun e kokainës në 2017-ën, – tha kryetarja e LSI-së. – Bëhet fjalë për një ushtri me trafikantë droge”.

Sipas Kryemadhit, kryeministri Rama shkatërron rininë shqiptare, pasi raporti i fundit është dëshmia e qartë ku e ka çuar vendin.

Në këtë mënyrë, Kryemadhi ka një plan për daljen e vendit nga kjo situatë. “Asnjë më parë s’ka qenë i përfshirë në trafiqe e llum, asnjë nuk ka qenë tallës ndaj halleve të shqiptarëve. LSI ka gati një plan, që premton se në 3 muaj pastron Shqipërinë nga droga e llumi, i rikthehet ekonomisë së tregut të lirë, të zbatojeë reformat, taksat e ulëta, rikthimin e barazisë mes shqiptarëve, shëndetësi të barabartë për të gjithë pa dallim bindjesh politike. Të shpëtojmë identitetin tonë kombëtar. Ç’montimi i kësasj qeverie është hapi i parë që duhet ta bëjmë së bashku”.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)