Extra Kuriozitete Presidenti i KE i dehur në samitin e NATO-s? (Video)

Presidenti i KE i dehur në samitin e NATO-s? (Video)

624
SHPËRNDAJE

Ai është një nga figurat më të rëndësishme të BE-së, pasi mban postin e Presidentit të Komisionit Europian, por Jean Claude Juncker, sipas mediave ndërkombëtare duket se e ka tepruar disi me alkoolin para samitit të NATO-s në Bruksel.

Ai nuk është parë në formë të mirë, pasi në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale, duket sikur Juncker është i dehur.

Zyrtarin e lartë të BE-së nuk e mbajnë këmbët teksa ecën. Ai pengohet disa herë dhe humbet ekuilibrin teksa ngjitet në podiumin ku realizohet fotoja e përbashkët e liderëve të NATO-s.

 

Junker

Nëse samiti i NATO-s ishte i vështirë për dhjetra udhëheqës që merrnin pjesë, ai duket se ka qenë edhe më i vështirë për Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker.Udhëheqësi i BE-së u pa të pengohej dhe të humbiste balancën e tij disa herë përpara një darke gala të mërkurën.Zyra e zotit Juncker nuk pranoi të komentojë, duke përmendur shqetësimet e privatësisë.

Gepostet von VOA – Zëri i Amerikës am Donnerstag, 12. Juli 2018

Janë udhëheqësit e tjerë në samit, si kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe ai holandez Mark Rutte, ata që e kanë ndihmuar Juncker të hedhë hapat në mënyrë të sigurtë.

63 vjeçari ka pohuar më herët se vuan nga një sëmundje që mund të ndikojë në lëvizjen e tij, por e vërteta e kësaj situate në samitin e Brukselit mbetet ende e paqartë. Ai edhe më herët është parë duke ecur si në gjendje të dehur në një takim me kryeministren polake në Varshavë.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)