Aktualitet Shembja e Teatrit Kombëtar, protestë para Kryeministrisë: Rama tërhiqu!

Shembja e Teatrit Kombëtar, protestë para Kryeministrisë: Rama tërhiqu!

270
SHPËRNDAJE

Ashtu siç ishte paralajmëruar grupimi i artistëve qëndrestarë kundër ligjit për shembjen e Teatrit kombëtar, të mbështetur nga aktivistë të shoqërisë civile dhe dhjetëra qytetarë, kanë nisur protesta-marshimin e tyre në drejtim të  Kryeministrisë dhe Presidencës, për të kërkuar ndaljen e këtij akti.

Fillimisht artisë e qytetarë u bashkuan në sheshin para Teatrit Kombëtar dhe marshuan së bashku drejt Kryeministrisë, duke u ndalur poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, i cili është një nga mbështetësit më të mëdhenj të idesë për ngritjen e një godine të re.

“Jo shembjes, jo shkatërrimit. Teatri i Qytetarëve.  Eja mblidhuni këtu këtu bashkë me ne…“, ishin disa nga thirrjet në kor të protestuesve.

Protestën e ka përshëndetur edhe kryedemokrati Lulzim Basha, i cili shkruan në Facebook:“Opozita bashkë me qytetarët prej muajsh protestojnë kundër aferës korruptive te Edi Ramës me pastrimin e parave të pista të drogës dhe korrupsionit nëpërmjet shembjes së Teatrit e ngritjes se kullave”.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)