Kryesoret Terrorizmi, Basha në SHBA : Të kemi qëndrim unik në NATO (Video)

Terrorizmi, Basha në SHBA : Të kemi qëndrim unik në NATO (Video)

88
SHPËRNDAJE

Teksa gjysma e qeverisë prej mëse një jave gjendet jashtë vendit, si pasojë e pjesëmarrjes në dy samite të rëndësishme si ai i Ballkanit Perëndimor në londër dhe NATO-s në Bruksel, një axhendë thuajse të ngjashme duket se ka pasur edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai ka nisur vizitën e paralajmëruar në Washington, ku sot ka marrë pjesë në eventin e institutit Hudson, me temë diskutimi arritjet e Samitit të NATO-s, ku rivali i tij politik, Edi Rama u ul në tryezë bisedimesh me liderët e aleancës.

Drejtpërdrejt nga Instituti Hudson në Washington për të diskutuar mbi sfidat kryesore të NATO-s.

Gepostet von Lulzim Basha am Donnerstag, 12. Juli 2018

Të pranishëm në të njëjtin diskutim me Bashën kanë qenë anëtarë të Kongresit amerikan si dhe Senatorë.

“Terrorizmi dhe korrupsioni janë një kërcënim për demokracinë, ndërsa NATO është një mekanizëm me rëndësi për paqen dhe stabilitetin. Përkushtimi i vendeve është i nevojshëm dhe i shërben stabilitetit dhe paqes. Duhet të kemi një qëndrim unik në NATO dhe të përpiqemi që aleancën ta bëjmë më të fortë”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)