Botë Trump kërcënon daljen nga NATO: Rrisni shpenzimet, ose SHBA ikën!

Trump kërcënon daljen nga NATO: Rrisni shpenzimet, ose SHBA ikën!

236
SHPËRNDAJE

Donald Trump ka kërcënuar të largohet nga NATO nëse aleatët nuk bëjnë përpjekje të menjëhershme për të rritur shpenzimet e tyre ushtarake. Kjo është ajo që mësohet nga burime të ndryshme diplomatike. Presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte shpresuar që vendet e Aleancës së Atlantikut të rritnin prodhimin e tyre të mbrojtjes në 4% të PBB-së. Deklaratat e miliarderit e nxitën NATO-n të thërriste një mbledhje të jashtëzakonshme.

Gjatë fjalës së tij në sesionin e punës të dedikuar për marrëdhëniet midis NATO-s dhe Ukrainës, Trump u kthye për të sulmuar Gjermaninë dhe u kthye tek partnerët e tjerë me tone më të ashpra sesa ato të përdorura të mërkurën.

Pas deklaratave të Trumpit, 29 anëtarët e aleancës janë ulur në një takim të posaçëm në Bruksel. Nëse Trump e ka seriozisht me këtë kërcënim, ende nuk dihet. Teorikisht mendohet një reduktim i angazhimit të  SHBA në NATO, në rastin më ekstrem edhe prishja e plotë, tërheqja e amerikanëve nga aleanca transatlantike.

Në samit Gjermania ka refuzuar të bëjë premtime të gjera për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes. Qeveria gjermanë kërkon të japë vetëm 1,5% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen deri në vitin 2024. Kjo është për Trumpin tërësisht e pamjaftueshme. Ai ankohet për një shpërndarje të padrejtë të barrës në aleancë. Sipas prognozave vetëm Greqia, Polonia, Rumania, e Lituania, Letonia, Estonia do të arrijnë plotësimin e kriterit për shpenzime 2% për mbrojtjen në vitin 2018.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)