Aktualitet Vlorë, arrestohet turku i kërkuar për mashtrim

Vlorë, arrestohet turku i kërkuar për mashtrim

125
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka ndaluar 35-vjeçarin Tayfun Duman, banues në Turqi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Mashtrim me kredi”.

Shpallja në kërkim është bërë nga drejtësia e Katarit, e cila e ka dënuar edhe me një vit burg.

Ndalimi i tij është bërë nga Policia Kufitare ndërsa ishte duke kaluar kufirin.

Ndaj Dumanit, kanë filluar edhe procedurat e ekstradimit.

Ndërkohë që nuk dihet se cili ishte aktivitetit i turkut në Shqipëri, teksa materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprimet e rastit.

12 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)