Rajon Ambasadori amerikan në Kosovë kërkon ekip ekspertësh për dialogun me Serbinë

Ambasadori amerikan në Kosovë kërkon ekip ekspertësh për dialogun me Serbinë

80
SHPËRNDAJE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie përmes një postimi në Twitter ka paralajmërua palën kosovare se duhet të përgatitet për dialogun me një ekip gjithëpërfshirës.

Ai shton se dialogu nuk ka alternativë dhe Kosova duhet ta ketë një ekip konsensual, që duhet të jetë i fokusuar në qëllimet afatgjate të Kosovës.

“Nuk ka alternativë për dialogun dhe Kosova duhet të përgatitet. Punoni së bashku për një ekip gjithëpërfshirës, ekspertë dhe ekip konsensual. Qëndroni të fokusuar për synimet afatgjate të Kosovës me qartësi e qëllim”, shkroi Delawie.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)