Extra ShowBiz “Top Awards”, Young Zerka: Ja pse e titulluam këngën “Deja Vu”

“Top Awards”, Young Zerka: Ja pse e titulluam këngën “Deja Vu”

59
SHPËRNDAJE

Young Zerka është një artist që ka bashkëpunuar me shumë emra të rëndësishëm të muzikës shqiptare dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe së fundmi. Pas një bashkëpunimi të suksesshëm me Alban Skënderaj rreth tre vite më parë, dyshja e talentuar ka bashkuar sërish fuqitë për një tjetër projekt muzikor.

“Deja Vu” titullohet kënga më e re Albanit dhe Young Zerka, e cila sigurisht që nuk ka zhgënjyer publikun shqiptar por menjëherë ka rrëmbyer zemrat e tyre, duke e futur në “The Top List” që në javën e parë të publikimit. Falë mbështetjes nga ana e fansave të dy artistëve, ky projekt muzikor është renditur në vendin e 60-të për këtë javë edhe pse është hyrje e re.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Young Zerka ka shpjeguar se si lindi ideja për këtë projekt muzikor si edhe planet që ka për këtë sezon veror.

Top Awards: Si lindi ideja për një tjetër bashkëpunim mes teje dhe Albanit?

Young Zerka: Ideja ishte e Albanit pasi kënga e parë “24 ore” pati shumë sukses, si stili dhe vokali kombinonin mirë dhe doli prap një hit i radhës…

Top Awards: “Deja Vu”, pse vendosët ta titullonit kështu këtë këngë?

Young Zerka: Titulli i këngës “Deja Vu”, përveç se teksti doli gjatë rrugës i tillë por edhe nisur nga fakti që ishte një ribashkim ndërmjet meje dhe Albanit.

Top Awards: Kush është kujdesur për muzikën, tekstin dhe klipin?

Young Zerka: Muzika është ndërtuar nga Lorenc Aliaj dhe Alban Skenderaj ndërsa teksti nga unë dhe Albani, gjithashtu edhe vijat muzikore.

Top Awards: Personazhet në klip janë të huaj, si lindi kontakti me ta?

Young Zerka: Personazhet në klip janë nga Shqipëria, goca është gjysmë japoneze gjysmë shqiptare, kjo ka qënë dhe arsyeja zgjedhjes së tyre. Ata përveç kërcimit, janë dukur dhe shumë personazhe tip dhe të lirshëm në pozicionin e tyre.

Top Awards: Janë të dyja kënga shumë të bukura, ti kë ke më shumë përzemër, “24 ore” apo “Deja Vu”?

Young Zerka: Të them të drejtën unë i kam shumë qejf të dyja sepse janë ndryshe nga njëra-tjetra. Kam besim se të dyja do të mbesin gjatë në mendjen e publikut. Tek “Deja Vu”, kam kënduar shqip dhe pak anglisht ndërsa tek e para më shumë anglisht, kjo është ajo çfarë i bën paksa të ndryshme nga njëra-tjetra.

Top Awards: Do të kemi ndonjë projekt të ri “solo” për këtë verë?

Young Zerka: Patjetër, unë sapo kam përfunduar xhirimet për një këngë “solo”, e cila do të jetë shumë ndryshe. Kënga është realizuar tek “Tull Production” ndërsa videoklipi nga “Talelli Production” dhe stilimi nga Niko Komani. Unë gjithmonë eksperimentoj tek këngët e mia dhe besoj se kështu duhet të jetë muzika që një artist mos të identifikohet vetëm tek një stil ose një mënyrë këndimi.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)