Extra Horoskopi Horoskopi – 14 korrik 2018

Horoskopi – 14 korrik 2018

3940
SHPËRNDAJE

DASHI

Urani do ndikojë pozitivisht në jetën tuaj sentimentale sot. Nuk do bëni asnjë skenë xhelozie edhe pse në disa momente do mund t’iu lejohej. Financat do jenë të mira dhe do i shlyeni borxhet.

DEMI

Kujdes, sot Jupiteri mund të nxisë debate në çift. Mos ia kufizoni lirinë atij që keni në krah sepse do lindin shumë mosmarrëveshje. Në planin financiar dita nuk do jetë e qëndrueshme.

BINJAKET

Planetët do e mbrojnë gjatë gjithë kohës jetën tuaj sentimentale. Do kaloni momente shumë të bukura dhe do planifikoni të ardhmen. Situata financiare në përgjithësi do jetë e mirë.

GAFORRJA

Jeta në çift do jetë mjaft pasiononte gjatë kësaj dite. Do kaloni momente të paharruara me partnerin dhe do doni që dita të mos ketë fund. Financat do jenë të ekuilibruara.

LUANI

Nëse jeni në çift do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit. Ai do kujdeset për ju dhe do ua plotësojë dëshirat. Do ndiheni më të dashuruar se kurrë më parë. Ekuilibri financiar do jetë i mbrojtur.

VIRGJERESHA

Lumturia në çift do jetë në dorën tuaj gjatë kësaj dite. Mos e teproni me kërkesat dhe kritikat ndaj partnerit dhe mundohuni të toleroni më tepër. Financat do jenë paksa delikate.

PESHORJA

Sot do vendosni baza më të forta në jetën tuaj në çift. Edhe pse do ketë pak punë për të bërë do ia dilni mbanë. Në planin financiar mund të ketë përmirësime për disa.

AKREPI

Jeta sentimentale nuk do shkojë shumë mirë sot. Do keni debate dhe mosmarrëveshje me partnerin të cilat do e prishin ambientin e qetë. Financat do jenë ato që do kërkojnë më tepër përkujdesje.

SHIGJETARI

Jeta në çift nuk do jetë aspak monotone gjatë kësaj dite. Disa do kalojnë momente plot emocione, ndërsa të tjerë do kenë disa mosmarrëveshje. Do keni tendence të shpenzoni pa limit sot.

BRICJAPI

Jeta sentimentale e çifteve do jetë më e animuar gjatë kësaj dite. Do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për gjithçka. Sektori i financave nuk do jetë shumë i qëndrueshëm, por gjithsesi mos bëni gabim të merrni hua.

UJORI

Ju që jeni në çift do tregoheni kritike ndaj partnerit sot. Kujdes sepse edhe durimi dhe toleranca e kanë një limit. Në planin financiar do keni të gjitha mundësitë për të arritur ato që doni.

PESHQIT

Venusi do e mbrojë gjatë gjithë ditës jetën tuaj në çift. Me financat do keni shumë fat dhe nga ana tjetër do tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet.