Sport Prishtina e pafat me penalltitë, i jep lamtumirën Europës

Prishtina e pafat me penalltitë, i jep lamtumirën Europës

47
SHPËRNDAJE

Pas 90 minutave në Luksemburg, as 120 minuta në stadiumin “Adem Jashari” të Mitrovicës nuk mjaftuan për t’u shënuar gol në sfidën mes Prishtinës dhe Folas.

Pikërisht për këtë arsye, u desh ekzekutimi i 11-metërshave, për të përcaktuar se cila nga skuadrat do të vijojë më tej aventurën në Ligën e Europës.

Gjithsesi edhe këtu nuk ishte aspak e lehtë, pasi u desh të ekzekutoheshin nga 8 penallti për çdo skuadër, që të triumfonte skuadra e Folas, me rezultatin 5-4 dhe të përfundojë aventura e Prishtinës në Europë.

Duhet theksuar se gjatë lojës, kryeqytetasit e drejtuar nga Mirel Josa vuajtën jo pak ndaj luksemburgasve, të cilët kanë eksperiencë të konsiderueshme në aktivitetet europiane.

Edhe në ekzekutimin e penalltive, bardheblutë e Pirshtinës patën favorin e të shënuarit të 3 penalltive të para, por më pas humbën 3 të tjera radhazi, duke bërë që situata të kalonte në favor të Folas.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/uploads/2019/02/imgad.gif

20 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)