Ekonomi Akuzat e PD, Ahmetaj: 10 mijë biznese të reja në 7 muajt...

Akuzat e PD, Ahmetaj: 10 mijë biznese të reja në 7 muajt e parë të vitit

66
SHPËRNDAJE

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, i është përgjigjur deklaratave të opozitës mbi rënien e biznesit në vend dhe punësimin.

Ahmetaj thotë se në 7-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese, në një kohë që Partia Demokratike ka deklaruar se çdi ditë në vend mbyllen 45 biznese.

E vërteta e punësimit, bizneseve të reja dhe ecurisë ekonomike! Qershor 2017- Qershor 2018, janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi, – shkruan Ahmetaj në një postim në rrjetet sociale. – Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të reja të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara). Dhe sa për t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!”, – shpjegon ministri.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)