Kulturë Flaka Haliti, eskpozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve

Flaka Haliti, eskpozitë në Galerinë Kombëtare të Arteve

111
SHPËRNDAJE

Pas Edi Hilës është artistja nga Kosova Flaka Haliti e cila do të vijë me një ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Arteve. “Këtu-apo atje, është më atje” quhet ekspozita e cila do të hapet më 7 shtator deri në 9 nëntor. Haliti është një personazh I njohur I arteve bashkëkohore e cila ka marrë pjesë edhe në edicionin e 56-të të Bienales së Venecias. Qielli i kaltër, quhej ekspozita e saj në Venecia, një spekulim që lë pas kufizimet hapësinore.

Ai reflektonte mbi objekte, ngjarje e histori, duke e pasur në fokus Kosovën. Haliti, fituesja e çmimi “Muslim Mulliqi” për vitin 2014 me veprën e saj “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”. Ekspozitat e fundit të Halitit përfshijnë Ludlow 38, Neë York, Galeria Kombëtare e Kosovës, Mumok, Vjenë, Salloni i Tetorit, Beograd, MMK-Zollamt, Muzeu i Artit Modern, Frankfurt, ZKM, Karlsruhe dhe në Castilla y León (2012).

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)