Sociale Ferrat mbulojnë sinjalistikën; Rruga në Mat, burim aksidentesh

Ferrat mbulojnë sinjalistikën; Rruga në Mat, burim aksidentesh

76
SHPËRNDAJE

12 kilometrat e një aksi në Mat janë kthyer në një burim aksidenti. Rruga Zenisht –Lis është e amortizuar dhe nuk është bërë asnjë  ndërhyrje, ndërsa ferrat dhe bari kane mbuluar sinjalistikën.

Aksi rrugor Zenisht-Lis në rrethin e Matit me një gjatësi prej 12 km nën varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar prej disa muajsh nuk mirëmbahet si pasojë e përfundimit të kontratës së firmës që e kishte më parë.

Ferrat dhe barishtet kane mbuluar të gjithë kanalet kullues anësore. Ndërkohe pemët dhe ferrat kanë dalë deri në asfalt duke u bërë burim aksidenti për mjetet që lëvizin në këtë rrugë.

Madje, për shkak të mungesës se mirëmbajtjes edhe sinjalistika vertikale dalëngadalë po zhduket brenda ferrave. Shumë prej sinjaleve rrugore po mbulohen nga bimësia, ndërsa askush nuk kujdeset per prerjen e tyre.

Drejtuesit e mjeteve thonë se prania e ferrave ne rruge përbën një rrezik të madh per ta.

Nuk dihet saktë se kur do të lidhet kontrata e re e mirëmbajtjes, por ajo që është e sigurt, është që ferrat do të vazhdojnë të rriten nëse askush nuk i pret.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)