Sport Juvja prezanton Bonuccin: Vërshëllimat do t’i kthej në duartrokitje

Juvja prezanton Bonuccin: Vërshëllimat do t’i kthej në duartrokitje

37
SHPËRNDAJE

“Jam shumë i lumtur që u ktheva për të nisur një rrugëtim të ri me shokët të vjetër dhe të rinj.”

Kështu u shpreh Leonardo Bonucci gjatë prezantimit te Juventusi, pas një viti të kaluar në radhët e Milanit. 31-vjeçari iu bashkua bardhezinjve pas marrëveshjes që parashikonte kalimin e Caldaras dhe Higuainit te Milani.

Vetëm Juven: Erdha tek Juventusi sepse më mungonte shtëpia ime. E falënderoj Juventusin, Milanin dhe menaxherin tim që më dhanë mundësinë për të qenë këtu. Pata oferta të ndryshme nga jashtë Italisë, por doja vetëm Juven. Marrëdhënia me Allegrin? Jemi kaluar dhe kemi sqaruar gjithçka si dy njerëz të zgjuar me një përqafim. Kur u largova lashë zemrën, tani jam prapë këtu, me familjen time.

Marrëdhënia me tifozët: “Tifozët i kuptoj dhe i respektoj sikurse kam bërë gjithmonë. Pas çdo ndeshjeje gjithmonë kam shkuar për t’i falënderuar. Vendimi për t’u larguar sezonin e kaluar ishte emocional. Vërshëllimat? Duhet të kthej në duartrokitje. Tani fillon një sfidë e re për mua. Jam një person më mirë, por duhet të rikuperoj si futbollist.”

Objektivat dhe Ronaldo: Objektivi është të arrijmë në finale të Championsit dhe të rifitojmë kampionatin dhe Kupën e Italisë. Është avantazh i madh të kesh në skuadër Cristiano Ronaldon. Nëse do të përballemi me Realin e Madridit, nuk e nisim ndeshjen 1-0 për ta. Të stërvitesh me të do të thotë të rritësh nivelin.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)