Sport Magji në prezantimin e Cazorlas te Villareal (Video)

Magji në prezantimin e Cazorlas te Villareal (Video)

147
SHPËRNDAJE

Villarreal ka prezantuar sot ish-mesfushorin spanjoll të Arsenalit, Santi Cazorla.

Por prezantimi i mesfushorit shtatshkurtër përballë tifozët nuk ishte aspak i zakonshëm dhe mund të quhet padyshim zbulimi më i çuditshëm i verës.

Ishte një magjistar ai që bëri një kapsulë qelqi të pastër të mbushej me tym. Pastaj si me magji, maestro spanjoll i mesfushës u shfaq para kapsulës dhe magjistari i hapi derën që ai të dilte në fushën e blertë të stadiumit ku nisi karrierën e tij si profesionist.

Cazorla bëri 180 paraqitje për Gunners në Angli që nga nënshkrimi nga Malaga në 2012, duke shënuar 29 gola në të gjitha garat. Spanjolli shpreson të rigjejë formën dhe të nderojë fanellën e Villareal, pasi vjen nga një dëmtim në thembrën e Akilit që e mbante jashtë fushës që prej tetorit të vitit 2016.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)