Kryesoret Man. United starton Premier League me fitore, Mourinho i “falet” Pogbas

Man. United starton Premier League me fitore, Mourinho i “falet” Pogbas

317
SHPËRNDAJE

Jose Mourinho i befasoi të gjithë, kur vendosi t’i japë shiritin e kapitenit, kampionit të saposhpallur të botës, Paul Pogba, për sfidën hapëse të Premier Leagues, ndaj Leicesterit, të cilën “djajtë e kuq” e fituan me rezultatin 2-1.

Gjithsesi portugezi pati të drejtë, pasi Pogba zhvilloi një ndeshje si protagonist, duke shënuar golin e avantazhit që në minutën e tretë dhe duke vrapuar pa fund në çdo cep të fushës, ndonëse kishte vetëm pak ditë që kishte rifilluar stërvitjen.

Goli që vulosi fitoren erdhi shumë vonë, në minutën e 83-të dhe u shënua nga një tjetër lojtar i rilindur, mbrojtësi anësor Luce Shaw, që zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse para syve të Mourinhos.

Jamie Vardy shënoi në minutën e dytë shtesë për Leicesterin, pas nëj topi pa pretendime në zonë, por koha nuk ishte në favor të “dhelprave”, të cilat nuk arritën të shmangin humbjen në “Old Trafford”.

Gjithsesi vlen të përmendet se skuadra e drejtuar nga Claude Pyel zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë dhe pati një mori rastesh për shënim, por David De Gea bëri heroin, duke pritur thuajse gjithçka që shkonte drejt portës.

Në fund Manchester United merr 3 pikët shumë të vlefshme në javën e parë të kampionatit, kur shumë prej lojtarëve nuk kanë ardhur në formën më të mirë ,ndërsa mund të thuhet se është rikuperuar edhe raporti Mourinho-Pogba, me të dy që u përshëndetën mjaft ngrohtë në fund të takimit.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)