Kryesoret Parashikimi i motit për gjysmën e dytë të gushtit, ja situata me...

Parashikimi i motit për gjysmën e dytë të gushtit, ja situata me reshjet

1113
SHPËRNDAJE

Gushti nisi i nxehtë, me temperatura të pazakonta deri në 38 gradë celcius, por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius.

“Për sa i përket situatës termike mbetemi në vlerat e larta edhe për ditën e sotme, por edhe të shtunën. Ka patur një rënie të lehtë në verilindje dhe jugperëndim por rënia është thuajse e pandjeshme. Rënien e temperaturave do ta ndjejmë kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit duke filluar nga mëngjesi i së shtunës e në vijim”., u shpreh sinoptikania Tania Pore.

Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, Meteoalb ka një lajm të mirë për ata që presin të pushojnë pas 15 gushtit. E sigurt është se: Askujt nuk do t’i prishen pushimet!

“Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe territori shqiptar”, thotë sinoptikania.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)