Botë Plaçkitën e vranë 17 shoferë, burg përjetë anëtarëve të bandës ‘Grand Theft...

Plaçkitën e vranë 17 shoferë, burg përjetë anëtarëve të bandës ‘Grand Theft Auto’

864
SHPËRNDAJE

Katër persona të armatosur që plaçkitën dhe vranë 17 shoferë në autostradat rreth Moskës janë burgosur për jetë. Mediat ruse i etiketuan vrasësit – emigrantë nga Azia Qendrore – si banda “Grand Theft Auto”, duke iu referuar një loje kompjuterike popullore, me të cilën ngjasonte dhuna e bandës në fjalë.

Banda i kryente sulmet gjatë natës dhe mjete që çanin gomat ishin shpërndarë në rrugë, duke detyruar shoferët të ndalonin dhe të dilnin nga makinat. Më pas, anëtarët e bandës i qëllonin ata dhe i vidhnin sendet e tyre.

Pritat në autostradë ndodhën në dhe rreth Moskës, por edhe në rajonin e Kalugës, në jugperëndim të kryeqytetit, në 2012-2014.

Katër anëtarë të tjerë të bandës vdiqën vitin e kaluar duke u përpjekur të iknin nga paraburgimi. Më 1 gusht të vitit të kaluar ata i shpëtuan dy rojeve që i shoqëronin në një ashensor dhe morën armët e tyre, por rojet arritën të paralajmëronin kolegët që hapën zjarr kur dyert e ashensorit u hapën.

Tre vdiqën në vend dhe një i katërt në spital 11 ditë më vonë. Njëri mbijetoi dhe ishte në mesin e anëtarëve të bandës së dënuar të enjten. Përveç katër të burgosurve për jetë, një i pestë u burgos për 20 vjet.

Arrestimet e para u zhvilluan në nëntor 2014, kur udhëheqësi i dyshuar i bandës nga Uzbekistani, Ibaydullo Subkhanov, u gjurmua në fshatin Udelnaya në rrethin Ramensky në juglindje të Moskës. Policia e vrau atë në një shkëmbim zjarri.

Nëntë anëtarë të bandës u arrestuan në ditët në vijim. Por disa mbeten të lirë.  Pavarësisht disa raportimeve nga media që lidhin bandën me xhihadistët jashtë vendit, hetuesit rusë besojnë se synimi i tyre ishte vetëm pasurimi i shpejtë.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)