Aktualitet Vlorë, 24-vjeçari vrau kushërinjtë e parë të babait. Dalin emrat e viktimave

Vlorë, 24-vjeçari vrau kushërinjtë e parë të babait. Dalin emrat e viktimave

2464
SHPËRNDAJE

Autori, 24-vjeçari Ridvan Zykaj

Në Resulaj të Vlorës u regjistrua pasditen e së premtes një ngjarje tepër e rëndë, për shkak edhe të bilancit që llogaritet në 8 të vdekur. Ka qenë Ridvan Zykaj ai që ka shkaktuar masakrën duke ekzekutuar në gjakftohtësi 8 persona.

Sipas Bluve të Vlorës, autori i ngjarjes ka hyrë i armatosur me kallashnikov fillimisht në shtëpinë e vëllait të gjyshit të tij dhe ka shtënë mbi të dhe bashkëshorten.

24-vjeçari në të njëjtën banesë ka ekzekutuar dhe dy prej pjesëtarëve të familjes së një prej djemve të Demir Zykës. Më tej ka shkuar në shtëpinë e djalit tjetër të 75 vjeçarit, 30 metra më larg, për të ekzekutuar edhe djalin tjetër të tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

“Ai ka vrare djalin e Demirit, Azemin dhe gruan e tij Si dhe djalin tjeter te Demirit: Besimin dhe gruan e tij si dhe dy fëmijët e tyre Saren dhe Ledjonin. Gjyshi i autorit e kishte vella Demirin. Prindërit e autorit janë te shoqëruar ne Polici dhe po merren ne pyetje ne lidhje me rrethanat e ngjarjes”, thuhet në një tjetër njoftim të policisë.

Pak kohë pasi ndodhi ngjarja janë zbardhur edhe emrat e 7 prej viktimave në fshatin Resulaj. 24-vjeçari ka ekzekutuar me armë këta pjesëtarë të dy familjeve: Azem Zyka, Afërdita Zyka, Demir Zyka (75 vjeç), Ferie Zyka (72 vjeç), Besim Zyka (42 vjeç), Vasilika Zyka, Sara Zyka (17 vjeç) dhe Ledjon Zyka (i mitur, 9 vjeç).

Autori 24-vjeçar Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa po kërkohet nga forca të shumta policie të Drejtorisë së Policisë së Vlorës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë që ndodhen po në këtë qark kanë dalë në aksion për kapjen e tij, pasi konsiderohet tejet i rrezikshëm dhe i armatosur.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)