Extra Kuriozitete Zhytësi përdhunon 14-vjeçaren nën ujë … “e fundos” aparati

Zhytësi përdhunon 14-vjeçaren nën ujë … “e fundos” aparati

2344
SHPËRNDAJE

Në fund të detit, larg nga sytë e njerëzve. Në këtë situatë një instruktor zhytjeje ka abuzuar me një 14 vjeçare francez gjatë një zhytjeje në bregun jugperëndimor të Sardenjës.

53 vjeçari Francesco Carrara, u arrestua dhe tani është nën arrest shtëpiak për dhunë seksuale. Episodi ka ndodhur më 31 korrik dhe mbrojtja nuk është e lehtë për zhytësin, pasi duket se ekziston një video incizim, dorëzuar nga familja e vajzës në polici.

Vajza kishte organizuar një zhytje me instruktorin në ujin e kaltër të Cala Verde. Nën ujë instruktori ju afrua asaj dhe abuzoi me të. Momenti i abuzimit seksual u regjistrua nga një aparat fotografik që babai i 14-vjeçares i kishte dhënë asaj para zhytjes.

Pasi doli në breg, e mitura i ka thënë gjithçka babait të saj, duke shkuar në polici për të raportuar këtë çështje.

Materiali video i është dërguar Gjykatës së Cagliarit që ka aq nënshkruar urdhrin për arrest shtëpiak ndaj instruktorit të zhytjes.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)