Opinion E KA FAJIN SISTEMI APO NJERËZIT?

E KA FAJIN SISTEMI APO NJERËZIT?

171
SHPËRNDAJE

Nga Ledian DROBONIKU

Në një epokë histerizmi si kjo e sotmja, të gjithë priren të japin përgjigje pa u menduar shumë. Shpejtësia dominon mbi reflektimin ashtu si perceptimi mbi arsyen. Në varësi të përgjigjes ndaj kësaj pyetje, krijohen dy botëkuptime krejtësisht të kundërta. Është emblematike që kur partitë janë në opozitë, deklarojnë se problemi është i sistemit.

Por kur vijnë në pushtet, ndryshohet qasja duke thënë se faji është i njerëzve. Këtë bëri psikorama, berishat apo nano. Kjo në fakt nuk ndodh vetëm me partitë por me çdo grupim. Ata që përfitojnë nga një sistem, në pamundësi për të fshehur problemet, priren ti trasferojnë ato jashtë sistemit: tek njerëzit, situata ndërkombëtare, historia, antropologjia e çdo istancë metafizike. Kështu përgjegjësia shpërndahet e tretet.

Të dëgjosh nga kasta, që faji është i popullit, nuk përbën shqetësim. Ajo që përbën shqetësim është se dhe intelekTualet bindin popullin, se faji është i tyre. Nëse dikush afirmon të kundërtën, pra se faji i kësaj situate dramatike, është i sistemit, kundërpërgjigjia pavloviane që merr është: <> duke aluduar se butonin e kanë gjithë njerëzit e jo një oligarki. Pas kësaj përgjigje, askush nuk dëgjon më, i bindur me teza fataliste se “Shqipëria nuk bëhet”, “Çdo popull meriton qeverinë që ka”, “Zgjidh të keqen më të vogël” etj etj si këto.

Nëse populli televiziv shqiptar mendon përgjithësisht kështu, historia 2500 vjeçare dhe shkenca nuk kanë më vlerë. Ato vërtetojnë të kundërtën. Por paragjykimet errësojnë mendjen dhe skllavërojnë trupin. E kishin kuptuar iluministët evropianë dhe rilindasit shqiptarë se lufta ndaj paragjykimeve është e vështirë. Por e vërteta, në fund triumfon pavarsisht kostove. Grekët dhe romakët e kishin kuptuar që “njeriu nuk bëhet vetë” si këlyshët e kafshëve të tjera.

Realizimi i Njeriut varet nga komuniteti që e mirëpret, kushtet që ai krijon për rritjen e tij. Krijimi i këtyre kushteve është detyrë e institucioneve organizuar në sistem. (Shteti, shkolla, ekonomia, media etj). Pra sistemi krijon modelin që njerëzit e ndjekin kudo në sektorët e jetës. Nëse keni arritur deri këtu duke lexuar, duhet t’ju lindë edhe pyetja: <> Dhe kështu rikthehemi në pyetjen e parë.

Që sistemi të realizojë vërtet të drejtat e njerëzve, ai duhet të lejojë pjesëmarrjen e vetë njerëzve. Pra një sistem i hapur nga poshtë, si një PROÇES demokratik autentik.

1. Pra njeriu nuk bëhet vetë, si propagandon ideologjia neoliberiste dhe propaganda e kastës.

2. Njeriu është produkt i sistemit që dikton modelet në çdo fushë të jetës.

3. Por që sistemi të “bëjë” pozitivisht njeriun, duhet që ai të kontrollohet nga vetë njerëzit në një proçes të vaxhdueshëm.

4. Sistemet që kemi eksperimentuar këto 100 vite nuk lejojnë pjesëmarrjen e njerëzve në formimin e vullnetit shtetëror dhe vizionit shoqëror.

5. Modelet vazhdojnë të imponohen nga sipër (mbreti, partia, media apo lobet) por përgjegjësia trasferohet poshtë, tek populli.

6. Vota nuk është mekanizëm pjesëmarrjeje por dele/gimi. Ajo ekzistonte formalisht dhe në komunizëm, por <<çfarë thoshte partia bënte populli>>

7. Mekanizmat e pjesëmarrjes janë ato ku populli vendos për “gjërat” e jo për “njerëzit”.

Një mekanizëm i tillë është referendumi. Pjesëmarrja e popullit në vendimmarrje rrit përgjegjësinë e tij ndaj territorrit, të drejtave dhe atdheut.

8. Pra vetëm një proçes i dykahshëm, ku sistemi formëson njerëzit me kusht që të gjithë këta të kontrollojnë e jo të pësojnë sistemin.

9. Ky është dhe misioni i shkencave sociale, të ndërtojë ato sisteme dhe nënsisteme që mundësojnë formin optimal të aftësive njerëzore.

10. Çdo metodë tjetër që do të ndryshojë gjenetikisht natyrën njerëzore si kavje janë sa antishkencore aq dhe antinjerëzore.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)