Sport Guri sërish titullar, Abazaj ndjek nga stoli fitoren e Anderlechtit

Guri sërish titullar, Abazaj ndjek nga stoli fitoren e Anderlechtit

226
SHPËRNDAJE

Sindrit Guri luajti sërish 90 minuta në sfidën që skuadra e Oostendes zhvilloi sot ndaj Genkut. Rezultati përfundoi 0-2 për miqtë, që niseshin që nga fillimi si favoritë, pasi janë skuadër pretendente për titullin kampion.

Sulmuesi shkodran zhvilloi një ndeshje të mirë, duke u munduar të nxjerrë skuadrën përpara, ndërsa Genk shënoi vetëm në 10 minutat e fundit, dy golat e fitores.

Titullar në këtë takim ishte edhe talenti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili luajti për 65 minuta, por nuk arriti të lërë gjurmë.

Dritë në fund të tunelit edhe për Kristal Abazajn, i cili pasi ndoqi dy takimet e para nga tribuna, sot ishte në stol, në sfidën që Anderlechti fitoi 1-2 në transfertën ndaj Charleroit.

Ish sulmuesi i Luftëtarit vuajti një dëmtim, që duket se e ka lënë pas tashmë dhe pritet që të debutojë, ndoshta që nga java e ardhshme me skuadrën belge.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)