Sport Neymar shënon dhe kthen në festë debutimin e Buffon me PSG

Neymar shënon dhe kthen në festë debutimin e Buffon me PSG

160
SHPËRNDAJE

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të Ligue 1. Ndonëse vinte me shumë mungesa dhe shumë emra të rinj në formacion, skuadra e drejtuar nga gjermani Thomas Tuchel mposhti Caen me rezultatin 3-0.

Neymar zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10’, pas një asisti të të riut Nkunku, ndërsa në minutën e 35-të, ishte Rabiot që dyfishoi, falë një pasimi të marrë nga Di Maria.

Goli i tretë u shënua nga Weah në minutën e 85-të, ndërsa vlen të përmendet se titullar për herë të parë në kampionatin francez luajti edhe portieri italian, Gigi Buffon, i cili iu bashkua PSG-së vetëm këtë verë.

Portieri italian u duartrokit nga tifozët e pranishëm në “Parc Des Princes”, ashtu si edhe Neymar dhe yjet e tjerë të skuadrës kryeqytetase.

13 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)