Kryesoret Nuk ka medalje në Europian, Luiza Gega dështon në Berlin

Nuk ka medalje në Europian, Luiza Gega dështon në Berlin

187
SHPËRNDAJE

Luiza Gega nuk ia doli të futet në zonën e medaljeve, në garën e 3000 metrave me pengesa, në Kampionatin Europian të Atletikës, që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë.

Atletja shqiptare tentoi deri në fund që të mbërrijë e treta, por nuk ia doli, ndërsa vlen të theksohet se në pjesën e fundit të pistës, u pa të vraponte duke çaluar.

Luiza Gega e përshkoi distancën prej 3000 metrash me pengesa për 9 minuta, 24 sekonda e 78 të qindtat, ndërsa kampione u shpall gjermania Gesa-Felicitas Krause dhe podiumi u kompletua nga një atlete zvicerane dhe një norvegjeze.

Më herët garoi edhe atleti shkodran Izmir Smajlaj, në disiplinën e kërcimit së gjati, por u rendit vetëm në vendin e gjashtë, ndërsa pati edhe kontestime mbi regjistrimin e rezultatit të kërcimit.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)