Botë Trump kërcënon ‘Harley Davidson’: Po u larguat nga SHBA do ju bojkotojmë!

Trump kërcënon ‘Harley Davidson’: Po u larguat nga SHBA do ju bojkotojmë!

1026
SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan Donald Trump parapëlqen të bëjë “armiq”, pasi sot ka kritikuar zgjedhjen e kompanisë motorike‘Harley Davidson’për të transferuar linjën e vetë të prodhimit të automjeteve dhe motorëve nga Shtetet e Bashkuara në një tjetër vend, në kuadër të një përgjigje ndaj tarifave të reja të vendosura nga Brukseli si pasojë e luftës tregtare me Amerikën.

“Shumë zotërues të Harley Davidson kanë për qëllim të bojkotojnë kompaninë nëse prodhuesi shkon jashtë vendit”.

Kështu ka shkruar Donald Trump në Twitter duke kërcënuar hapur kompaninë për zgjedhjen e saj për të transferuar jashtë SHBA, fabrikat e saj.

“Shumica e kompanive të tjera po ecin në drejtimin tonë, duke përfshirë rivalët e Harley”, shtoi Trump duke shpjeguar se zgjedhja e “Harley Davidson” për të lëvizur jashtë vendit është “një veprim i gabuar”.

Menaxherët e markës, në fund të qershorit, thanë se po planifikonin të transferonin pjesën e prodhimit të destinuar për atë treg në Evropë. Një vendim ky për të shmangur rritjen e normave doganore evropiane, e rritur nga 6 në 41% për Harley-Davidson, në shenjë hakmarrjeje pas vendosjes nga ana e administratës së Trump të tarifave të reja të çelikut dhe aluminit.

Në njoftimin e 25 qershorit, prodhuesi gjigand amerikan tregoi se do të detajonte strategjinë në fund të korrikut, por nuk e bëri këtë. Disa ditë më parë ajo ka nisur në vend të kësaj një model të ri të motoçikletave me motorë të vogël, të destinuara për tregun e Azisë, duke treguar se do të prodhojë në Azi, në vend të një partneri evropian.

Gjatë prezantimit të rezultateve tremujore, kompania tregoi se shitjet e saj në SHBA nuk u dëmtuan nga pasojat e betejës doganore të ndërmarrë nga administrata Trump.

12 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)