Interi ka barazuar 2-2 me Toronin në “San Siro”, duke humbur një rast të mirë për të marrë tri pikë të plota. Zikaltrit shënuan dy herë në pjesën e parë me Perisiç në minutën e 6-të dhe De Vrij në të 32-ën, por “demat” kanë barazuan në pjesën e dytë të shënuar nga Beloti në minutën e 55-të dhe Meite në të 68-ën.
Skuadra e Spaletit ka rrezikuar disa herë të shënojë, por pa rezultat, falë edhe formës së mirë të portierit torinez Sirigu.
Fiton thellë 6-1 Fiorentina me Chievon, me skuadrën nga Verona që ka shfaqur dobësi të theksuara në këtë fillim sezonit. Skuadrën vjollcë realizuan Milenkovic, Gerson, dy herë Benassi, Chiesa dhe Simeone, ndërsa golin e nderit për Chievon e realizoi Tomovic.
Goli i De Paul që në minutën e 9-të i mjaftoi Udineses për t marrë maksimumin e pikëve në Friuli ndaj Sampdorias, ndërsa Genoa fitoi 2-1 me Empolin. Përfundoi 0-0 takimi mes Frosinones dhe Bolognas, Cagliari barazoi 2-2 me Sassuolon, kurse Parma pësoi humbjen e dytë radhazi këtë radhë 1-0 në fushën e Spalit, pas kthimit në Serinë A.
26 gusht 2018 (gazeta-shqip.com)