Kulturë Elia Zaharia, aktorja më e mirë e Koko Fest

Elia Zaharia, aktorja më e mirë e Koko Fest

277
SHPËRNDAJE

Elia Zaharia është shpallur aktorja më e mirë e edicionit të pestë të Festivalit KokoFest që mbahet në qytetin e Korçës. Juria e përbërë nga Ndriçim Xhepa, Luiza Xhuvani, Enver Petrovci, Rajmonda Bulku dhe Adem Karaga, vlerësuan interpretimin e saj në komedinë “Vetëvrasësi” nën regjinë e Sulejman Rushitit.

“Vetëvrasësi” është një shfaqje e vitit 1928 nga dramaturgu rus Nikolai Erdman. Performanca e tij u ndalua gjatë epokës staliniste dhe u prodhua vetëm në Rusi disa vjet pas vdekjes së shkrimtarit të saj. Sot ajo konsiderohet si një nga dramat më të mira, që ka dalë nga Rusia komuniste. Për ta sjellë këtë premierë në skenë regjisori Rushiti angazhoi një kastë aktorësh të njohur, por dhe të rinj të teatrit.

Me çmime të tjera në këtë festival u vlerësuan: Ilir Bokshi si regjia më e mirë, Aktori më i mirë Adrian Morina &Ylber Bardhi, aktori më i mirë jo protagonist Visjan Ukcenaj, aktorja më e mirë jo protagonistë Monika Lubonja, artistja e re Paola Kodra, artisti i ri Margent Caushi . Çmimi i karrierës (Femër) shkoi për dy aktoret “Margarita Xhepa dhe Tinka Kurti . Ndërsa çmimi i karrierës (Mashkull) shkoi për aktorin Reshat Arbana .Çmimi i KoKo FEST “Nderi i Festivalit ” shkoi për Koço Qëndro.

10 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)