Ekonomi Nga e hëna në “Rrugën e Kombit” kalohet me pagesë, ja tarifat...

Nga e hëna në “Rrugën e Kombit” kalohet me pagesë, ja tarifat (VIDEO)

440
SHPËRNDAJE

Kanë kaluar më shumë 5 muaj nga protesta e dhunshme në “Rrugën e Kombit”, ku policia dhe protestuesit nga Kukësi dhe bashkitë përreth u përleshën, pasi qytetarët kundërshtonin pagesën e taksës së vendosur nga qeveria për kalimin në këtë aks.

Qeveria dhe kryeministri Edi Rama u tërhoqën dhe e studiuan më mirë ndikimin e kësaj takse në qarkun më të varfër të Shqipërisë dhe tashmë më 17 shtator është parashikuar ristartimi i sistemit me pagesë për kalimin në “Rrugën e Kombit”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në një video të shpërndarë në Facebook tregon qartë edhe tarifat që do të duhet të paguhen për çdo lloj automjeti, grupi social dhe banorët vendas, për kalimin në këtë aks.

Një tarifë e reduktuar do të paguhet nga qytetarët e Kukësit, ndërsa tarifa standarde për kalimin e automjeteve në Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro). Ndërkohë për çdo kalim deri në 44 kalime, tarifa është 100 lekë përfshirë edhe TVSH-në.

Tarifat gjithashtu variojnë sipas llojit të mjetit; pasi motoçikletat dhe automjetet me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, ndërsa në këtë kategori, banorët e qarkut Kukës do ta kenë tarifën 50 lekë.

Shihni videon për t’u informuar më tepër rreth taksës që do të paguhet në “Rrugën e Kombit”:

 

Gepostet von Ministria e Infrastruktures dhe Energjise am Sonntag, 9. September 2018

 

11 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)