Ekonomi Të përndjekurit politik, Ahmetaj: Mbyllim pagesat për kategorinë parësore

Të përndjekurit politik, Ahmetaj: Mbyllim pagesat për kategorinë parësore

77
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, ministri i Financave Aben Ahmetaj foli për dëmshpërblimin që i kanë bërë ish-të përndjekurve politik. Referuar shifrave gjatë qeverisë së PD, Ahmetaj thotë qeveria Rama ka paguar 9.1 mld lekë, krahasuar me 7.9 mld lekë që janë dhënë nga qeveria e mëparshme. Ndërkohë, ministri garantoi se nëpërmjet këstit të nëntë do të mbyllet e gjithë pjesa e kategorisë parësore, pra ata që kanë  vuajtur drejtpërsëdrejti dënimin.

“Ka pasur një debat të gjatë edhe në parlament se çfarë ka ndodhur me ish-të përndjekurit politik. Në vitet elektorale 2009-2013, ish-qeveria ka tentuar të përdorë buxhetin e shtetit me emocione elektorale ndaj këtij grupi. Në 4 vjet janë shpërndarë 7.9 mld, që nga 2014 deri në 2018 në 4 vite janë shpërndarë 9.1 mld. Sa i përket kategorisë parësore, në periudhën 2009-2013 kësaj kategorie i janë dhënë 1.5 mld lekë, ose 15 mln dollarë në 4 vite. 2014-2018 kategorisë parësore i janë dhënë 7.07 mld lekë, pra 70 mln dollarë. Ky krahasim tregon kujdesin që kjo mazhorancë ka edhe ndaj kësaj kategorie që ka vuajtur në regjimin komunist.

Ndryshimi i dytë që paraqesim në ligj është ndryshimi i raportit mes parësorëve, 70-30, duke i dhënë përparësi parësorëve. Ne do vazhdojmë për të paguar të gjithë kategorinë parësore”, tha Ahmetaj.

11 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)