Extra ShowBiz Dollarë në video, këngëtari turk akuzohet si “Gylenist”

Dollarë në video, këngëtari turk akuzohet si “Gylenist”

112
SHPËRNDAJE

Një video muzikore me disa skena në të cilat shfaqen kartmonedha një dollarëshe ka bërë që prokuroria turke të hetojë këngëtarin e muzikës pop, turkun Mabel Matiz.

Dyshohet se imazhet në të cilat shihen kartmonedhat amerikane të jenë në mbështetje të rrjetit ‘puçist’ të Fehtullah Gulen-it, duke qenë se është simbol i lëvizjes që drejtohet prej tij.

Polemika dhe denoncime – Në videon e këngës “Ya bu Isler ne”, publikuar në gusht të 2017-s, artisti vishet me kostume të ndryshme shumëngjyrëshe dhe kërcen në sfonde gjithashtu me gjallëri.

Në një moment të caktuar, në dy skena të ndryshme, shfaqen dollarë të cilët bien nga lart ndërkohë që këngëtari sheh i fiksuar tek kamera.

Video ka marrë 65 milionë klikime, duke shkaktuar polemika për çështjen e kartmonedhave që kanë foton e George Washington.

Një paditës anonim ka denoncuar këngëtarin: Për çështjen janë të njëjtët magjistratë që punojnë për grushtshtetin e vitit 2016.

Dëshmi – Fethullah Gulen dhe rrjeti i tij konsiderohen të rrezikshëm në Turqi. Ai është më i kërkuari nga drejtësia turke, pasi akuzohet për terrorizëm dhe drejtim të rrymës që zyrtarët turq e quajnë Organizata Terroriste Guleniste (FETO).

Matiz, i thirrur në gjykatë në Stamboll për të dëshmuar, ka pranuar se video është përgatitur nga producenti dhe nuk ka qenë aspak idea e tij.

Ai ka theksuar se objektivi nuk ishte për të mbështetur lëvizjen ‘puçit të shtetit’. Gjithsesi hetimet mbeten të hapura.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)