Sport Londër, dënim shembullor për “pijanecin” Lloris

Londër, dënim shembullor për “pijanecin” Lloris

509
SHPËRNDAJE

Gjobë 50 mijë paundë dhe heqje patente për 20 muaj. Ky është dënimi për kapitenin e Tottenham, Hugo Lloris, i cili u kap në mbrëmjen e 24 gushtit, në gjendje të dehur nga policia angleze. Ai doli pozitiv në testin e alkoolit, duke qenë dyfish sipër normës së lejuar. Policët raportuan se kampioni i Botës nuk arrinte të qëndronte në këmbë e se kishte nevojë për ndihmë që të zbriste nga makina.

Në gjyq, Lloris pranoi gjithçka, duke rrëfyer se ishte penduar për veprimin e kryer. Gjykatësi i çështjes u shpreh se gjoba korrespondon me atë që 31-vjeçari kishte bërë, duke qenë se vuri në rrezik jetën e pasagjerëve në makinë, kalimtarëve dhe makinave të tjera që qarkullonin.

Nuk u kursye as Tottenhami me portierin e tij. Klubi londinez e gjobiti kapitenin me 300 mijë paundë, ose 2 javë rrogë, pasi ai e deklaroi veten fajtor për dhënie të makinës në gjendje të dehur. Gjithsesi, atij nuk do t’i hiqet shiriti i kapitenit, me vendimin që u mor nga tranjeri Mauricio Pochettino.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)