Kryesoret Merr formë “Arena Kombëtare”, ja si duket “foleja” e re e kuqezinjve...

Merr formë “Arena Kombëtare”, ja si duket “foleja” e re e kuqezinjve (VIDEO)

653
SHPËRNDAJE

Kombëtarja e drejtuar nga Cristian Panuçi nuk gëzon formën që të gjithë shqiptarët prisnin dhe në Ligën e Kombeve, pavarësisht një fitore të vuajtur me Izraelin, po tregon se do ta ketë të vështirë, pasi dështoi në sfidën e Gllasgout përballë Skocisë.

E teksa kritikat ndaj trajnerit italian kanë qenë kryefjala e ditëve të fundit dhe Presidentit të FSHF, Armand Duka I është dashur t’i dalë në mbrojtje, paralel me situatën aspak të favorshme në gjirin kuqezi, ka një arritje pozitive dhe ajo lidhet me gjendjen e avancuar të punimeve në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Nga një vidoe e hedhur sot në kanalin e FSHF-së në YouTube, mund të shohim se impianti modern është drejt përfundimit, pasi ka marrë formë plotësisht dhe mbetet edhe pak punë për mbulesën e tij.

Të gjitha tribunat janë ngritur dhe ato pritet të plotësohen me ulëse, ndërsa e vetmja pjesë ku punimet kanë ecur disi ngadalë është hyrja e “Arenës Kombëtare”, ku po punohet edhe për një parking nëntokësor te “Sheshi Italia”.

Stadiumi modern pritet që të jetë shtëpia e re e kuqezinjve për eleminatoret e “Europianit 2020”.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)