Extra ShowBiz Prova familjeje për trajnerin dhe “showgirl”-in (Foto)

Prova familjeje për trajnerin dhe “showgirl”-in (Foto)

93
SHPËRNDAJE

Historia e dashurisë mes trajnerit më të paguar në Itali, që drejton kampionët e Seria A, Massimiliano Allegri, dhe Ambra Angiolini, vazhdon të përbëjë shumë interes në mjediset sportive të fqinjit tonë të përtej Adriatikut. Çifti ishte objekt i paparacëve të “Chi” nëpër rrugët e Milanos, ku të dy ishin të veshur me të bardha.

Martesa në horizont? Sipas “Chi”, po. Së bashku me trajnerin e Juventusit dhe aktoren, në një restorant vegan kanë qenë edhe fëmijët e tyre: Valentina e bukur, me partnerin e ri (Piero Barone de il Volo) dhe vajza më e madhe, Jolanda.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)