Kryesoret Referendumi në Maqedoni, Bushati: Shqiptarët të votojnë PO!

Referendumi në Maqedoni, Bushati: Shqiptarët të votojnë PO!

129
SHPËRNDAJE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka nisur një vizitë zyrtare në Maqedoni ku është takuar me kryeministrin Zoran Zaev.

Sipas Ministrit Bushati, çelësi i vetëm për hapjen e kësaj rruge është vota PRO Marrëveshjes së Prespës në Referendumin e datës 30 shtator. Në këtë kuadër, kreu i diplomacisë shqiptare inkurajoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të jetësuar në perspektivën e tyre euro-atlantike.

“Është detyrë historike e çdo qytetari shqiptar në Maqedoni dhe në diasporë të votojnë masivisht dhe t’i thonë PO Marrëveshjes në Referendum. Po ashtu, është mision jetik i të gjithë spektrit politik shqiptar të shfaqë unitet për të mobilizuar votën masive shqiptare më datë 30 shtator”, nënvizoi Ministri Bushati.

Mësohet se të dy zyrtarët u ndalën dhe tek nevoja e hyrjes sa më shpejt në fuqi e Ligjit të Gjuhëve. Mbi këtë çështje, palët ndanë bindjen se zbatimi i duhur i tij dhe krijimi i shpejtë i mekanizmave të monitorimit siguron një qasje më të mirë dhe më të drejtë ndaj shërbimeve për shqiptarët dhe përfshirjen e tyre në qeverisjen e mirë, politikat e zhvillimit dhe ndërtimin e një shoqërie të hapur, gjithëpërfshirëse dhe të orientuar drejt Europës.

Qeveria shqiptare dhe ajo maqedonase kanë zhvilluar të parën mbledhje të përbashkët në Pogradec. Me këtë rast, Kryeministri Zaev siguroi se pala maqedonase po punon për përgatitjet e mbledhjes së dytë që do zhvillohet në Maqedoni. Vizita e Ministrit Bushati vijon me takime me zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të spektrit politik shqiptar.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)