Botë SHBA, cigaret elektronike mes adoleshentëve drejt ndalimit

SHBA, cigaret elektronike mes adoleshentëve drejt ndalimit

69
SHPËRNDAJE

Administrata amerikane e ushqimit dhe drogës po konsideron ndalimin e cigareve elektronike në tregun amerikan. “Një vendim, – thotë FDA, – lidhur me bumin e cigareve elektronike në mesin e adoleshentëve”.

Shitjet e ‘e-cigareve’ u shtuan vitin e kaluar, të nxitura pjesërisht nga fillimi i shitjeve online që shesin lëngje nikotine.

FDA përkufizon përhapjen e cigareve elektronike dhe avulluesit në mesin e të rinjve si një “epidemi” dhe u ka dhënë prodhuesve 60 ditë për të zhvilluar një plan që ndalon përdorimin e tyre tek adoleshentët.

Nëse kompanitë nuk i binden këtyre udhëzimeve, ato mund të detyrohen të tërheqin produktet e tyre nga tregu.

Masa ka të bëjë jo vetëm me prodhuesit, por edhe me mijëra tregtarë, të cilëve FDA po u dërgon një letër paralajmëruese në të cilën kërcënon sanksione ndaj atyre që shesin cigare elektronike tek të miturit.

Një paralajmërim i drejtohet edhe zinxhirëve të mëdhenj prodhues si 7-Eleven dhe Walgreens. Ndërkohë, tashmë janë shqiptuar 131 gjoba.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)