Botë SHBA, uragani “Florence” do të jetë si një grusht i Tyson-it! (Foto)

SHBA, uragani “Florence” do të jetë si një grusht i Tyson-it! (Foto)

176
SHPËRNDAJE

Autostrada të bllokuara, lagje të tëra me pamje nga shkretëtirat e detit, thasë më rërë pranë shtëpive. Qindra mijëra njerëz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po largohen nga zonat bregdetare të Karolinës Veriore dhe Jugore, ndërsa stuhia monstruoze “Florence”, kategoria 4, po afrohet, e shoqëruar nga erërat në mbi 200 kilometra në orë.

Një fuqi, që “Fema”, Agjencia Amerikane për Emergjenca, e përshkruan si “një goditje të Mike Tyson-it” ndaj bregut e Karolinës së Veriut”.

Në azhornimin më të fundit mbi situatën, agjencia theksoi se është e domosdoshme që banorët e zonave të rrezikuara të largohen menjëherë nga zona, përpara se goditjet të forcohen.

Përfaqësuesit e FEMA-s, gjithashtu siguruan se ata kanë të gjitha burimet e nevojshme për të reaguar ndaj katastrofës natyrore.

12 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)